Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

34 vite PS, Rama: Flamuri i socialistëve e progresistëve shqiptarë është ngjitur më lart se asnjëherë

09:17 / June 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 14
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot bëhen 34 vite nga themelimi i Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, shprehet se ky përvjetor i gjen socialistët dhe progresistët shqiptarë më lart se asnjëherë më parë me mbështetjen masive që morën nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit më 11 maj.

“Mirëmëngjes dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34 vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim”, shprehet kryeministri.

Partia Socialiste u themelua më 12 qershor 1991. Gjatë punimeve të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH), lidershipi komunist i asaj kohe e bëri të qartë që partia duhej rithemeluar mbi principe të reja demokratike, me një organizim, program dhe kryetar të ri, si dhe që PPSH nuk mund të ekzistonte më në asnjë formë të asaj që kishte përfaqësuar në të shkuarën.

Në këtë mënyrë, u shpërbë e gjithë byroja politike dhe anëtarësia e vjetër e partisë si dhe u zgjodh kryetari i ri Fatos Nano. Ai nisi reformimin e brendshëm të partisë, duke krijuar një anëtarësi të re, si dhe me një program politik të bazuar te ekonomia e tregut.

Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2005, Partia Socialiste doli në opozitë dhe Nano dha dorëheqjen nga drejtimi i saj, duke u zëvendësuar nga Edi Rama.

image 12

34 vite flamuri Rama Shqiptare socialisteve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.