Personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme pas një sherri brenda një lokal në Sarandë është identifikuar si Besmir Uka.
35-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi është autor i një vrasjeje të regjistruar në qyteti bregdetar disa vite më parë.
Besmir Uka ka qenë i dënuar më parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010. Pas një sherri në kazino, ai qëlloi për vdekje me armë zjarri Edmond Mullain.