Situata nga moti i keq në Lezhë, është e tillë. 350 hektarë tokë bujqësore është e përmbytur në qarkun e Lezhës, ku 100 hektarë janë në bashkinë Kurbin dhe 250 në bashkinë Lezhë. Në ish-kënetën Gjonëm vijon të jenë rreth 100 ha tokë e përmbytur. Në ish-kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vijon të ketë 150 ha tokë të përmbytur.
Në njësinë administrative Zejmen ka rreth 100 ha tokë bujqësore të përmbytur në ish kënetën Spiten-Tresh. Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qetë dhe reshjet e shiut janë me intensitet të ulët. Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen. Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen probleme.
.Në territorin e qarkut Lezhë ka patur reshje shiu me intensitet të ulët, ku deri në mëngjes kanë rënë rreth 10 mm shi. Kuota lumit Drin është në nivelin +0.5 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, kurse kuota e lumit Mat vazhdon të ketë gjendje të lartë duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumin Fan është rreth 39 m³/s, por pa krijuar probleme.
Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.
Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.
Hidorvori Tale kuota – 0.15 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.
Hidrovori Shllinza kuota -1.2 m nga – 0.5 m kuota kritike.
Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, sipas rastit.