Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

356 mijë shqiptarë kanë ikur në emigrim 8 vitet e fundit, kthehen më pak

08:15 / May 29, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xl 15578 Tirana Albania TP
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që nga viti 2011, janë 356 mijë shqiptarë që kanë zgjedhur të largohen nga vendi për arsye emigrimi, çka është e barabartë me popullsinë e një qyteti të mesëm si Durrësi, apo Fieri.

Shifrat janë publikuar nga INSTAT, i cili ka përditësuar dhe të dhënat për vitin 2018.

Përgjithësisht nga vendi largohen për arsye emigrimi midis 32-55 mijë personave në vit, ku numri më i lartë raportohet në 2011-2013, me 50-55 mijë në vit, që përkon dhe me fillimin e periudhës së liberalizimit të vizave.

Në vitet e mëpasshme numri është ulur, duke u luhatur mes 32-40 mijë të larguar në vit.

INSTAT publikon dhe të dhënat për imigrantët, (ata që kthehen në vend), numri i të cilëve ka rënë dukshëm, nga 37 mijë të kthyer në 2011-n, në 23 mijë në 2018-n. Në tetë vjet kanë kthyer në atdhe nga emigracioni rreth 215 mijë persona.

Si rrjedhojë, migracioni neto, dmth diferenca mes atyre që ikin dhe atyre që kthehen, është negative. Nga viti 2016 ka një përkeqësim të treguesit të migracionit neto, që është rritur sërish, pasi numri i të ikurve mbetet i lartë dhe i të kthyerve ka rënë. (shih grafikun).

Që nga viti 2011, popullsia është reduktuar neto me 141 mijë persona, vetëm si rrjedhojë e emigracionit.

INSTAT i mbledh këto të dhëna përmes Anketës së Forcave tëPunës.

Të dhënat të tjera indirekte për numrin e azilantëve tregojnë se numri i personave që kanë kërkuar të emigrojnë mund të jetë shumëmë i lartë. Psh në 2015-n, sipas të dhënave të Eurostat, aplikuan për azil nga Shqipëria rreth 69 mijë persona (në 2015-n, INSTAT raporton 41 mijë emigrantë) . Në total nga viti 2011, rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, duke u renditur ndër të parë të botë në raport me popullsinë.

Ndërkohë, numri i atyre që ikin jashtë vendit dhe nuk kthehen më,pa u regjistruar si azilantë, nuk dihet. INSTAT pritet të fillojë Censin e popullsisë në 2020-n, i cili do të japë një ide më të qartë të popullsisë që ka mbetur në vend dhe asaj që ka emigruar. Sipas të dhënave të deritanishme, emigrantët e ikur në 8 vjet përbëjnë rreth 12% të popullsisë që deklarohet se jeton në vend.

Eurostat raportoi pak ditë më parë për vendet potenciale kandidate për në Bashkimin Europian se Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migracioni neto në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, për të dy vitet që janë marrë referencë, si në 2007 ashtu dhe në 2017.

Shqipëria, së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi është një nga trevendet që raporton normë negative të migracionit netor për vitin 2017, por Eurostat thekson se kjo tendencë është shumë më e lartë në Shqipëri, me një migracion netor prej −5.2 për 1 000 banorë, e ndjekur nga Kosova me rreth -3 për 1000 banorë dhe Mali i Zi me më pak se -2./ Monitor

tabela emigrimi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.