Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

36 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Han Junis

14:15 / October 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 8e3d6bbfa548356e271cc17a202928df
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

IZRAEL- Një sulm ajror izraelit ka vrarë të paktën 36 persona në Han Junis, thanë zyrtarët shëndetësorë në Gazë më 25 tetor. Sulmi, që ndodhi mëngjesin e së premtes, vjen teksa ushtria izraelite po vazhdon ofensivën në Liban dhe Gazë, pavarësisht presionit ndërkombëtar për armëpushim.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë. Sipas tyre, sulmi ndodhi në kohën kur njerëzit ishin duke pritur në radhë pranë furrës së vetme të bukës që vazhdon të jetë e hapur në këtë qytet në jug të Gazës.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këtë sulm në mënyrë specifike. Por, në njoftimin e rregullt për luftimet, tha se “një numër i terroristëve janë eliminuar përmes sulmeve ajrore dhe tokësore” në jug të Gazës.

Përderisa forcat izraelite vazhdojnë të operojnë në mbarë Rripin e Gazës, javëve të fundit Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore dhe tokësore në veri të enklavës, pasi në këtë pjesë, sipas ushtrisë izraelite, kanë nisur të rigrupohen luftëtarët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar në Izrael. Që atëherë, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Ndërkaq, në fillim të tetorit të këtij viti tensionet mes Hezbollahut dhe Izraelit u përshkallëzuan dhe Izraeli njoftoi për nisjen e një operacioni tokësor në jug të Libanit kundër Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka futur në listën e tij të zezë krahun ushtarak, por jo dhe partinë politike të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez./REL

han junis izrael sulm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.