Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air këtë vit sjell në Tiranë 38 filma nga 22 vende të botës. Në edicionin e tij të dhjetë, festivali i filmit do të zhvillohet në datat 8 deri më 12 Tetor.
Edmond Topi: Qëllimi është të rikthejmë publikun te kinemaja, jo vetëm të kemi filma të mirë. mundohemi te bëjmë një miks.
Filmat e këtij viti kanë në qendër sfidat e njeriut në të gjitha dimensionet me vetveten. Ajo që bie në sy në mesin e filmave konkurrues është pjesëmarrja e ulët e prodhimeve shqiptare.
Festivali i filmit Dea vjen këtë vit për herë të pestë në Tiranë, për të gjithë publikun, kineastët dhe studentët.