Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

38 vjet nga ngjarja tragjike, ushtaraku homazh për kolegët

20:16 / February 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
51390245 10216428946709781 3157592860040101888 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Fati i njeriut. Fiks si sot 38 vite më parë në 6 shkurt të vitit 1981 në malin e Mecekut ranë në krye të detyrës 11 vëllezër. Disa u gjymtuan madje Luan Muca mbeti në karrocë deri sa u nda nga jeta. Për ne të tjerët mrekullisht rastësia na bëri ti mbijetojmë asaj dite. Asnjëri prej nesh kur doli atë mëngjes në mëngjes për stërvitje nuk ishte përgatitur realisht për të ndjerë nga afër këputjen e fillit të jetës… Këto ndjesi më mbulojnë sa herë që me shokët e mi vijmë pranë Lapidarit dhe me emocione rikujtojmë gjithshka”, shkruan i mbijetuari i asaj ngjarje tragjike  Skënder Doda, duke bërë kështu homazh për kolegët e tij ushtarakë.

279737 4193892139136 1451272658 o

Tragjedia e Fekenit. Kështu është regjistruar tashmë jo vetëm në kujtesën e ushtarakëve ngjarja e rëndë e 6 shkurtit e vitit 1981, ku humbën jetën 11 pedagogë e studentë ushtarakë, gjatë një stërvitjeje dimërore në malin me bore, mbi Dajt.

Ndërkohë që kanë kaluar plot 38 vjet qysh atëherë, në opinionin publik është folur gjithmonë me rezerva për katastrofën që ndodhi gjatë atij demonstrimi, në kushte shumë të vështira moti e terreni. Madje, në periudhën kur ndodhi, autoritetet zyrtare ndaluan në mënyrë të prerë transmetimin e lajmit në mediat e kohës. Për vite të tëra, ngjarja u vesh me një lloj misteri dhe në asnjë rast, gjatë periudhës së komunizmit, për të nuk u zhvillua ndonjë ceremoni zyrtare, përjashtuar takimin e përvitshëm të familjarëve të viktimave në vendin e ngjarjes dhe përshpirtjen e bashkëkohësve të tyre në mjediset e Akademisë Ushtarake.

fekeni

“Dëshmorët e Atdheut”
Dushan Shameti komandant batalioni
Çlirim Pulaj oficer shtabi
Nikollaq Bero pedagog
Besnik Shehu student
Ilir Gramatikoi student
Bujar Ago student
Aleko Gjoni student
Qemal Lika student
Bilbil Pashai student
Nexhip Çoba student
Pëllumb Rrapo student

fekeni ushtaraket
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.