Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

4 dekada nuk i mjaftojnë, presidenti kërkon të qëndrojë sërish në pushtet

17:55 / July 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Uganda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa njerëz duan vetëm pushtet! Për shembull, presidentit të Ugandës, Yoweri Museveni, nuk i mjaftojnë 40 vite në krye të shtetit të tij.

Së fundmi, ai është konfirmuar si kandidati i partisë në pushtet për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

80-vjeçari e drejton vendin prej vitit 1986, por pritet të kërkojë edhe një tjetër mandat, duke zgjatur sundimin e tij afro 40-vjeçar.

Në fjalimin gjatë konferencës së partisë, Museveni tha se ishte i vendosur ta çonte përpara vizionin e tij për ta kthyer Ugandën në një vend me të ardhura të larta mesatare.

“Shtetet aziatike me më pak burime e kanë arritur, edhe ne mundemi,” tha ai.

Kritikët e akuzojnë atë për sundim autoritar dhe shtypje të opozitës. Kushtetuta është ndryshuar dy herë për të hequr kufizimet e moshës dhe mandateve, duke i hapur rrugë kandidimit të tij të vazhdueshëm.

Rivali i tij kryesor pritet të jetë Bobi Wine, këngëtar i njohur i kthyer në politikan, i cili ka paralajmëruar pjesëmarrjen në zgjedhje nëse nominohet nga partia e tij.

Wine, emri i vërtetë i të cilit është Robert Kyagulanyi e ka përshkruar situatën për opozitën si gjithnjë e më të rrezikshme, duke thënë se “të jesh në opozitë në Ugandë do të thotë të jesh i etiketuar si terrorist”.

Një tjetër politikan i njohur i opozitës, Kizza Besigye, ndodhet në paraburgim që nga nëntori pasi u akuzua për tradhti të lartë. Ai e mohon akuzën, duke thënë se arrestimi i tij është politik.

Zgjedhjet janë planifikuar të mbahen në janar 2026.

4 dekada kerkon Presidenti pushtet qendroje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

9 vatra zjarri mbeten ende aktive

11:40 / July 20, 2025

Ndryshimet që priten në Kryesinë e PD, emrat që “ikin” nga strukturat drejtuese

10:50 / July 20, 2025

Sherr me pronarin e hotelit, 3 të ndaluar nga policia! Gruaja ju prishi lokalin e plazhit

10:07 / July 20, 2025

“Më hoqën nga skena, punoja në llaç”/ Rrëfimi i këngëtares së njohur shqiptare: Më ndau i dashuri nga frika

09:54 / July 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.