Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

4 rusë kapen në Norvegji duke fotografuar objekte të palejuara

17:44 / October 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
88 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër shtetas rusë – tri burra dhe një grua – u arrestuan javën e kaluar dhe janë në paraburgim në Norvegji, pasi u panë duke fotografuar objekte që nuk lejohen të fotografohen.

Kështu tha policia norvegjeze më 17 tetor, pa specifikuar se cilat objekte kishin fotografuar të arrestuarit.

Policia gjeti “pajisje për fotografim dhe shumë fotografi” kur makina me të cilën po udhëtonin të arrestuarit, u ndalua për kontroll më 11 tetor.

Autoritetet nuk kanë publikuar identitetin e të arrestuarve. Policia tha se ata erdhën në Norvegji përmes Finlandës, duke pretenduar se janë turistë.

Autoritetet në Norvegji nuk treguan nëse ky rast është i lidhur me dy raste të tjera të rusëve të arrestuar në shtetet e tjera nordike, që janë anëtare të NATO-s, pasi policia zbuloi se ata posedonin dronë.

Në javët e fundit, një numër dronësh është raportuar se janë parë pranë platformave të naftës dhe gazit në Norvegji.

Policia refuzoi të japë detaje të tjera, “për shkak të natyrës së këtij rasti”.

Norvegjia ka dërguar ushtarë për të ndihmuar në ruajtjen e fabrikave të përpunimit të naftës dhe gazit që gjenden në det, njoftoi ushtria më 3 tetor. Dërgimi i ushtarëve u bë pas shqetësimeve të sigurisë, për shkak të një sabotimi të dyshuar në gazsjellësit rusë nën Baltik./ Rel

norvegji objekte të palejuara
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.