Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

4 shenjat e Horoskopit që e urrejnë Shën Valentinin

12:15 / February 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
horoskopi 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo vit më 14 shkurt, bota ndahet në dy ‘kampe’. Për ata që festojnë ditën e Shën Valentinit dhe do të blejnë patjetër diçka për partnerin/en e tyre dhe për ata që e konsiderojnë këtë ditë krejtësisht klishe.

Ne ju njohim me 4 shenjat e Horoskopit që e urrejnë Shën Valentinin:

BRICJAPI

Bricjapi është i përgjegjshëm, i vendosur dhe i disiplinuar, por mund të jetë edhe pesimist dhe nuk i pëlqen t’i thonë se çfarë të bëjë. Kjo shenjë nuk dëshiron të bëjë shpenzime të panevojshme. Ai nuk e pëlqen ditën e Shën Valentinit, sepse ndjen një presion për t’u sjellë në një mënyrë të caktuar.

UJORI

Ndërsa Ujori është i zgjuar, miqësor dhe krijues, ai mund të jetë edhe paksa i shkëputur emocionalisht ndonjëherë. Mund të harrojë se është Shën Valentin dhe nuk e bën me qëllim. Nëse frymëzohet dhe bëhet romantik për këtë ditë, me siguri do të bëjë një gjest të madh që do të jetë vërtet unik. Megjithatë, nëse ai ndihet nën presion të përgatisë diçka, ai ndoshta do të jetë indiferent.

VIRGJËRESHA

Virgjëresha është e organizuar, jashtëzakonisht e përgjegjshme dhe realiste dhe dita e Shën Valentinit me kalori të panevojshme ëmbëlsirash dhe lulesh që do të thahen brenda pak ditësh duken një budallallëk. Ajo preferon të blejë diçka që do të zgjasë me kalimin e kohës dhe që do të jetë një investim i mirë. Virgjëresha është shumë e arsyeshme për të dhënë para të mjaftueshme për të blerë një buqetë me trëndafila të kuq.

AKREPI

Ndërsa Akrepi është ndoshta shenja më intensive dhe emocionale e zodiakut, ai gjithashtu mund të jetë xheloz, obsesiv dhe paranojak, kështu që e gjithë ideja e Ditës së Shën Valentinit mund të jetë paksa e tepërt për të. Presioni për të blerë një dhuratë të përsosur ose për të organizuar një mbrëmje të paharrueshme mund ta stresojë atë. Në fund të fundit, dashuria e Akrepit nuk është e kufizuar në 24 orë. Koha ka edhe 364 ditë të tjera.

Horoskopi ditor tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.