Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

4 zakonet e përditshme që plakin lëkurën tuaj më shpejt

21:15 / December 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AdobeStock 252852333 700x366 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

1.Nuk konsumoni yndyrna të tretshme: Një regjim ushqimor i pasur me acide yndyore esenciale Omega-3, jo vetëm që frenon shfaqjen e parakohshme të rrudhave, por ushqen dhe hidraton lëkurën. Mos e privoni veten nga ky komponent që gjendet tek peshku, qumështi, bulmeti, avokado etj, pasi në të kundërt lëkura juaj do të vuajë pasojat e para.

2.Flini në një anë: Të fjeturit në një anë mund të jetë komod për shumë prej jush, por mbështetja e vazhdueshme mbi jastëk shkakton rrudha dhe pezmatime të lëkurës në zonën e faqeve, mollëzave dhe mjekrës. Plus që kur e bëni këtë gjë në anën e majtë ushtroni presion tek zemra. Sipas shumë ekspertëve të fjeturit me shpinë është pozicioni më i mirë për të fjetur dhe për të qëndruar i ri e i freskët.

3.Mbani qëndrim jo korrekt kur punoni: Mbajtja e një qëndrimi jo komod e hera-herës mpirës, devijon shtyllën kurrizore nga shtrirja e saj normale. Si rezultat pësoni deformime të muskujve dhe shtypje të vertebrave. Këto dëmtime mund të shkaktojnë deformime të përhershme dhe plakin lëkurën tuaj.

4.Nuk përdorni krem kundra diellit: Kremi kundra diellit duhet të jetë gjatë gjithë vitit në çantën tuaj të kozmetikës dhe jo vetëm gjatë sezonit të verës. Ekspozimi i tepërt dhe i pakontrolluar në diell është shkaku kryesor i plakjes së parakohshme të lëkurës. Mbroni lëkurën nga rrezet e dëmshme UVB dhe UVA duke aplikuar krem me faktor mbrojtës 30-50 dhe që i përshtatet pH-it dhe llojit të lëkurës suaj.

lekure plakje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat

21:02 / March 16, 2026

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

17:08 / March 15, 2026

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

17:19 / February 8, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.