Shumë herë e gjejmë veten në një situatë ku kemi dhimbje koke apo rrahje të shumta zemre. Do t’ju tregojmë disa hile të vogla se si të veproni në raste të tilla:
Shpëtoni nga ankthi
E njohur si “Porta e Shpirtit” zona në fjalë ndihmon në lehtësimin dhe zbutje e ankthit. Ushtroni pak presion me gishtin tuaj dhe merrni frymë thellë. Kjo hile e vockël do t’ju qetësojë në rast të një debati të vështirë apo fjalimi publik.

Në shumë raste kur vraponi apo jeni në stres ndjeni se rrahjet e zemrës shpeshtohen. Për t’i normalizuar punoni me frymëmarrjen. Bllokoni hundën dhe përpiquni të merrni frymë në pak sekonda me gojën të mbyllur duke stimuluar kështu nervin vagus.
Përdor ujë të ftohtë për t’u qetësuar
Nëse jeni të zemëruar apo të mbytur nga emocionet laguni me pak ujë të ftohtë për ta lejuar trupin ta përdorë oksigjenin në mënyrë sa më efikase. Kështu herën tjetër, kur të keni humbur toruan, freskohuni me pak ujë të ftohtë dhe do të dini më mirë si të veproni.
Shtypni pikën YinTang për të hequr qafe dhimbjen e kokës
Me gishtin e mesit mbani shtypur këtë pikë strategjike në ballë për rreth 30 sekonda. Ndryshimin do ta ndjeni menjëherë!
