Një 40-vjeçar shqiptar pas një sherri me një person, i ka prerë këtij të fundi fytin me gotë. Krimi makabër ka ndodhur në Spanjë. Ai është vënë në pranga pas krimit makabër, si tentativë vrasjeje.
Ngjarja ndodhi në klubin e natës, Jaleo në La Hernán Cortés. Pas një përleshje, i arrestuari ka sulmuar spanjollin, i cili ka shpëtuar mrekullisht. Ai është gjakosur dhe i gjithë klubi është tmerruar nga ngjarja e rëndë.
40-vjeçari u largua nga lokali duke ecur, i vetëm me duart tërësisht të gjakosura, si dhe me shpinën dhe qafën e njollosur. Ai u nis drejt rrugës Pescadores, i ndjekur nga një dëshmitar, i cili ka pasur guximin ta incizojë në video me celularin e tij në mënyrë që imazhi dhe veshja e tij të jenë të regjistruara, siç kanë shpjeguar disa të pranishëm për këtë gazetë. Teksa po largohej, i arrestuari, i cili kishte veshur një xhaketë lëkure të lagur me gjak, përsëriti: “Nuk kam bërë asgjë”.