Një 40-vjeçar është lyer me benzinë dhe ka tentuar t’i vërë flakën vetes mëngjesin e sotëm, teksa besimtarët myslimanë po falnin namazin.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Skënderbej”. Për fat të mirë, disa qytetarë e kanë ndaluar 40-vjeçarin të kryejë aktin ekstrem.
Njoftimi zyrtar
Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej”, shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzinê dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjej, por është ndaluar nga disa qytetarë aty afër.
40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
