Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me sekuestrimin e 400 kg kokainë në Kosovë. Në një postim në rrjetet sociale ajo thotë se DEA amerikane ka një rol të rëndësishëm në këtë goditje të trafikut ndërkombëtar.
“Sekuestrimi i djeshëm i 400 kg kokainë është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë mes Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe SHBA. SPAK, Policia e Shtetit dhe DEA kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë goditje ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës dhe krimit të organizuar”, thotë Kim.
