Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur zyrtarisht se janë 42 raste të reja me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilëve janë në Tiranë ndërkohë që hartës i shtohet dhe Ura Vajgurore.
“Janë konfirmuar pozitivë 42 raste, 21 në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, tre raste në Krujë, dy raste në Lushnjë dhe nga një rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore”, bëri të ditur MSH.
Përsa i përket rasteve të Krujës ministria bën të ditur se rastet e Krujës kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore. Ndërkaq në 80 testimeve të bëra në personel shëndetësor, pesë prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Të shtruar në spital janë 46 persona, një prej të cilëve në intubim.