Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

43-vjeçari çoi dy 13-vjeçare në një motel, Prokuroria zbardh detajet. Si nisi takimi dhe çfarë konstatoi ekspertiza

17:49 / August 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhome hoteli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 43 vjeçar pasi u  takua në një kafene, dyshohet se mori dy vajzat e mitura dhe me veturën e tij i dërgoi në një motel.Sipas burimeve brenda Prokurorisë, i dyshuari kishte paguar një dhomë për vajzat, por ishte futur edhe vetë aty, për qëllime seksuale.

“Janë njoftuar diku në kafiteri në Podujevë, me veturë i ka dërguar në motel, aty ua kishte paguar një dhomë, në të cilën kishte hyrë edhe vetë, për qëllime seksuale”, kanë thënë nga Prokuroria.

Pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se i dyshuari dhe të miturat nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale, por ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti si “Sulm seksual”.

“Janë bërë ekzaminimet, nuk kemi të bëjmë me dhunim, por me sulm seksual. I ka prekur, i ka ngacmuar, por nuk ka ndodhur akti seksual. Vepra ekziston, vajzat janë shumë të vogla, i dyshuari është i martuar. E kemi ndaluar personin, e kemi bërë aktvendimin, po presim ta deponojmë nesër në mëngjes për Gjykatë”, kanë thënë burime brenda Prokurorisë për Express.

Sipas të njëjtave burime, të miturat ishin raportuar të zhdukura nga familjarët.

Detaje për këtë rast kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.Burime të gazetës brenda policisë kanë thënë se të miturat ishin raportuar të zhdukura më datën 4 gusht, ndërkaq një ditë më pas ishin kthyer në shtëpitë e tyre.

motel Prokuroria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hapet sot Samiti i NATO-s në Ankara, në fokus mbështetja për Ukrainën

08:06 / July 8, 2026

Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad

21:40 / July 7, 2026

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

15:20 / July 7, 2026

Shpërthime në Damask gjatë vizitës së Macronit, presidenti francez ndodhej në pallatin presidencial

11:39 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.