Policia e Sarandës i është vënë pas një 44-vjeçari pasi nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar me qëllim kryerjen e një kontrolli në makinë.
Ndërkohë që ata i kanë bërë thirrje për të ndalur, 44-vjeçari nga Saranda ka çarë postbllokun e forcave të rendit në qytet duke u larguar menjëherë prej aty.
Policia po kryen kontrolle në të gjithë qytetin për kapjen e tij. Ky nuk është rasti i vetëm. Pak ditë më parë, një tjetër person çau postbllokun e policisë në Sarandë duke mos iu bindur urdhrit, duke rrezikuar jetën edhe të efektivëve të policisë.
