Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

465 mijë 15-64 vjeçarë as punonin e as kërkonin punë në fund të 2023-shit, 26% më pak se në fund të 2021-shit

20:13 / March 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pune
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Rreth 465 mijë banorë tanë të moshave 15-64 vjeç as punonin e as kërkonin punë në fund të vitit 2023. Kështu rezultoi nga ekstrapolimi i përafërt i rezultateve të anketës periodike të punës që zhvillon INSTAT-i. Në fund të vitit 2021 (kur po mbyllej pandemia Covid-19), kjo shifër ishte në nivelin 630 mijë – pra kemi një ulje prej 26%.

Por sidoqoftë, shifra 465 mijë mbetet e lartë. Sidomos po të kihen parasysh shifrat e hyrjeve të shtetasve me pasaportë të huaj në dymujorin e parë të këtij viti – pothuaj 50% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Statistikisht, këtë sezon turistik, mund të presim një cunam hyrjesh së shtetasve me pasaporta të huaja apo me targa të huaja automjetesh.

Nga një analizë e hollësishme e të gjithë përmendjeve në internet të fjalëve “Albania”, “Shqipëri”, “turism”, dhe “turizëm”, që bëra me ndihmën e specialistit tim IT, rezultoi një rritje 64% e përmendjeve!

Për t’i paraprirë cunamit turistik, qeveria dhe bizneset e lidhura drejtpërdrejt me turizmin duhet të bashkëpunojnë urgjentisht për ofrimin e paketave stimuluese të punësimit. Me paketa novatore, një pjesë e 465 mijëve (të grup moshës 15-64 vjeç), që as punojnë e as kërkojnë punë, mund të joshen t’i bashkohen 1.35 milionë shqiptarëve që punojnë aktualisht.

SHËNIM: Rritja galopante e hyrjes së shtetasve me pasaporta të huaja dhe me targa të huaja do të krijojë edhe një cunam në rrugët e Shqipërisë. Prandaj duhet edhe një rritje urgjente e kapaciteteve njerzore dhe teknologjike të Policisë Rrugore. Shifrat nuk gënjejnë – cunami po vjen në rrugët, hotelet, restorantet dhe kafenetë e Shqipërisë…

2023 Pune zaloshnja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.