Ditën e djeshme është çelur zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit.
Kandidatja e Partisë Socialiste në bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako duket se ka gjetur mbështetjen nga ish-kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Vangjush Dako.
Ish-kryebashkiaku socialist vijon të udhëheqë fushatën e Emirjana Sakos, ku ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat e PS-së në Durrës.
Pavarësisht se është shpallur “non-grata” nga SHBA dhe akuzave të shumta nga opozita, ai vijon të zhvillojë takime me përfaqësuesit e socialistëve në Durrës.
Edhe disa ditë më parë, Vangjush Dako drejtonte një takim tjetër elektoral në njësinë administrative nr.6 Durrës.
Kujtojmë se Dako zgjodhi që të mos kandidonte për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2019-ës, ku PS thuajse nuk kishte asnjë parti tjetër politike përballë.
Kryemininistri Rama e justifikoi moskandidimin e Dakos si një zgjedhje personale të ish-kryebashkiakut.
Kujtojmë që përpos Dakos, “non grata” janë shpallur edhe Sali Berisha dhe Tom Doshi, ndërsa SHBA ka theksuar se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Uashingtonit.