Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

49 ushtarakë përfundojnë kurset Speciale dhe Komando, Xhaçka: Të angazhuar për ushtri profesioniste

10:24 / January 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

49 ushtarakë të rinj përfunduan kurset Speciale dhe Komando, duke u bërë pjesëtarë të 2 njësive më elitare të Forcave tona të Armatosura.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në ceremoninë e posaçme në përfundimit të kurseve, i konsideroi forcat tona Komando e Speciale njëlloj të afta me kolegët e tyre nga vendet më të zhvilluara të NATO-s.

“Ju jeni zyrtarisht pjesë e një elite të Forcave të Armatosura shqiptare dhe të NATO. Çertifikimi që keni marrë njihet nga çdo ushtri anëtare e Aleancës dhe secili prej jush mund të marrë pjesë si i barabartë, me kokën lart, krah për krah me homologët amerikanë, britanikë, gjermanë, italianë, turq në çdo mision e ndërhyrje ku do të na thërrasë në të ardhmen angazhimi që kemi marrë kundrejt Aleancës”, deklaroi Ministrja Xhaçka.

Ajo njoftoi investime në Forcat Tokësore, jo vetëm për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti, por mbi të gjitha për rritjen e profesionalizmit dhe përmirësimit të trajtimit financiar për ushtarakët.
“Jemi angazhuar për një ushtri profesioniste, me ushtarakë të trajnuar me standardet më të larta. Por edhe me ushtarakë që marrin një trajtim shumë më të mirë nga ai që kanë sot sepse në fund të ditës, zemra e forcave të armatosura janë djemtë e vajzat, burrat e gratë me uniformë. Prandaj kjo është sfida jonë më e madhe, pra një trajtim më i mirë, në qoftë se duam që FA të mbledhë të rinjtë më të talentuar e më të zotë.”- u shpreh Ministrja e Mbrojtjes.

Kursi Special zgjat më shumë 6 muaj, ndërsa ai Komando rreth 3 muaj dhe konsiderohen si kurset më të vështira fizike dhe psikologjike në Forcat e Armatosura. Këto kurse synojnë përzgjedhjen e ushtarakëve sipas standardeve të kërkuara dhe përgatitjen e tyre për kryerjen e detyrave speciale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës

10:52 / November 19, 2026

“Kandidatët e PD-së iknin me pushime gjatë fushatës!”, Dash Sula debat me Koplikun: Ja diferenca mes Ramës e Berishës

10:32 / November 19, 2026

Rama në Berlin për sigurinë europiane, merr pjesë në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”

10:25 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.