Një aksident masiv është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës, në mbikalimin e Sukthit.
Në aksident janë përfshirë të paktën 5 makina. Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Aksidenti masiv ka shkaktuar trafik të rënduar në drejtimin Tiranë-Durrës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti masiv.