Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

5 nxënës të shkollës së mesme tentojnë të përdhunojnë në grup shoqen e shkollës, mes tyre dy shqiptarë

23:17 / December 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perdhunim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë nxënës të shkollës së mesme të moshës 13-16 vjeç, janë arrestuar nga policia në Korinth pasi tentuan të përdhunojnë në grup një shoqe 14-vjeçare të shkollës. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 të së mërkurës në ambientet e shkollës. Ka qenë e ëma e saj që ka bërë denoncimin në polici pasditen e djeshme. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për dy 15-vjeçarë, një rom 16-vjeçar, një 13-vjeçar dhe një 14-vjeçar nga Shqipëria, të cilët janë të imobilizuar dhe kanë tentuar të përdhunojnë 14 vjeçaren.

Ata akuzohen për tentativë për përdhunim, ndërsa janë arrestuar edhe prindërit e tyre të cilët po ndiqen penalisht për moskujdesje. Adoleshentja pas tronditjes që pësoi dhe denoncimit të nënës në Polici, ka shkuar pasditen e djeshme në Athinë në një ambient të posaçëm për të mitur të Ministrisë së Drejtësisë. Në prani të psikologëve ekspertë të fëmijëve, ajo ka dëshmuar për gjithçka ka përjetuar makth në orën 11:00 të së mërkurës në ambientet e shkollës.

Sipas informacioneve, ajo ka dëshmuar për dy orë nga ora 19:00 deri në orën 21:00, ndërsa është kontrolluar edhe nga mjeku, i cili ka konstatuar se vajza 14-vjeçare kishte të nxira në kyçet e dorës dhe këmbët. Sulmi, tha ai, ndodhi rreth orës 11:00 dhe ndërkohë që zilja e fund pushimit kishte rënë tashmë dhe nxënësit po ktheheshin në mësim. Më pas një prej djemve ju afrua dhe i tha të shkonte pak më tej, nga dhoma ngjitur me tualetet gjoja për të folur me të për një shoqen e saj.

Ajo e ka ndjekur dhe më pas autori ka nxituar të mbyllë derën me bravë dhe ka nisur ta prekë në gjoks dhe në organet gjenitale. Vogëlushja ka reaguar, e ka shkelmuar dhe më pas përballë saj kanë dalë katër të pandehurit e tjerë. Të gjithë së bashku kanë nisur t’i prekin trupin. Vajza lufton me ta dhe u shpëton nga duart. Në ikje e sipër njëri e godet në shpinë duke i thënë “bëhu vajzë e mirë”.

Vajza ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe psikologët specialistë u rekomanduan prindërve që ajo të mungonte disa ditë në shkollë për tu rikuperuar nga tronditja që pësoi.

Greqi perdhunim Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.