Është gjithmonë e vështirë të pranosh fundin e një historie dashurie. Për shumë njerëz, rikuperimi nga një dashuri e dështuar mund të jetë një nga gjërat më të vështira në botë. Por për këto 5 shenja të zodiakut, ndarja bëhet më e dhimbshme.
1-Peshqit
Të lindurit në shenjën e Peshqve janë më të ndjeshmit në horoskop. Ata kanë shumë zemër të mirë dhe pas çdo ndarje bëhen keq. Mendojnë se ka ardhur fundi i jetës dhe e kanë të vështirë të ngrihen.
2-Gaforrja
Gaforret janë shumë të dashur. Ata gjithmonë dëshirojnë të kujdesen për njerëzit që kanë pranë dhe kur janë në një marrëdhënie përkushtohen dyfish. Ata dashurohen kokë e këmbë, prandaj e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen.
3-Virgjëresha
Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë mësuar vetëm të triumfojnë, prandaj dështimi është shumë i dhimbshëm.
4-Demi
Demët e kuptojnë rëndësinë e njeriut që kanë në krah vetëm pas ndarjes. Derisa janë në një marrëdhënie ata i përbuzin partnerët, por kur kuptojnë çfarë kanë humbur bien moralisht.
5-Peshorja
Peshoret e kanë të vështirë të pranojnë se nuk e bënë lidhjen të funksionojë. Ata pas çdo ndarje mendojnë se partneri që humbën ishte i duhuri./revistawho.com