Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

5 vite pritje për zbatimin e një vendimi në Rrëshen, pse nuk po vlerësohet Gjokë Beci?

22:40 / January 19, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ashensor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë kaluar pesë vite nga miratimi i vendimit nr. 106, datë 24.11.2021 i Këshillit Bashkiak Mirditë, me të cilin Pallati i Kulturës në Rrëshen u emërtua zyrtarisht me emrin “Gjokë Beci”. Megjithatë, deri më sot, ky vendim nuk është ekzekutuar nga Bashkia Mirditë.

Institucioni vazhdon të funksionojë pa emrin dhe pa pllakën përkujtimore në hyrje, pavarësisht se formalisht të gjithë shprehen “dakord” për vendosjen e saj.

Kjo situatë ngre disa pyetje thelbësore që meritojnë përgjigje publike: Pse Bashkia Mirditë nuk e ka zbatuar ende një vendim të Këshillit Bashkiak? Cila është arsyeja e kësaj zvarritjeje të pajustifikuar? A ka pengesa administrative, financiare apo politike? Kush mban përgjegjësi për moszbatimin e vendimit? A ekziston një qëndrim i pashprehur që realisht nuk e dëshiron vendosjen e emrit “Gjokë Beci”?

Në një shtet funksional, vendimet e organeve vendimmarrëse nuk janë sugjerime, por detyrime ligjore. Moszbatimi i tyre minon besimin e qytetarëve te institucionet dhe krijon dyshime për standarde të dyfishta apo mungesë vullneti.

Gjokë Beci është një figurë e njohur dhe e respektuar për kontributin e tij, dhe nderimi i tij nuk është thjesht një akt simbolik, por një detyrim moral dhe institucional. Heshtja dhe hezitimi nuk janë përgjigje.

gjoke beci keshilli bashkiak rreshen vendimi vleresim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

4 mijë aplikime për rimbursimin e inputeve bujqësore

13:34 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e BE-së në Tiranë

13:06 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.