Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

5 vjet burg për dhunuesit e gazetarëve, Tabaku propozon ndryshime në Kodin Penal: 3 vite edhe kujt kërcënon

16:56 / December 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku 2 1536x1024 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku propozon ndryshime në Kodin Penal, që prek veprën penale të goditjes për shkak të detyrës, dhe kanosjes për të njëjtat motive, duke propozuar dënim të autorëve nga 1 deri në 5 vjet. Që një episod të quhet dhunë kundër një punonjësi të medias, duhet që ai të ketë një shenjë dalluese që është i tillë, si një baxhe të varur, apo një mikrofon në dorë, sipas propozimit.

Goditja për shkak të detyrës

“Kur kjo vepër kryhet kundër gazetarit ose punonjësit të medias, për shkak të ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale në funksion të interesit publik dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”. Nisma ligjore përpiqet që gjithashtu të frenojë jo vetëm dhunën, por edhe presionet ndaj gazetarëve.

Kanosja për shkak të detyrës

“Kur kjo vepër kryhet kundër gazetarit ose punonjësit të medias, për shkak të ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale në funksion të interesit publik dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet”. Në relacionin shoqërues, Tabaku thotë se është konsultuar me Asociacionin e Gazetarëve të Shqipërisë, dhe nënvizon se sipas raporteve ndërkombëtare, gazetarët në Shqipëri, vijojnë të ushtrojnë profesionin e tyre në një mjedis gjithnjë e më sfidues, të shënuar nga rritja e kërcënimeve, presioneve dhe formave të ndryshme të intimidimit.

dhunues gazetarë Kodi Penal tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.