Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

50 pacientë të shtruar/ Najada Çomo: Vaksinimi do bënte të mundur më pak humbje jete

11:38 / March 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komiteti teknik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo tha se aktualisht janë 50 pacientë të shtruar në spitale.

Çomo deklaroi se 10% e tyre janë forma të rënda dhe kritike, ndërsa shtoi se pjesa më e madhe e tyre janë të pavaksinuar.  Çomo tha se pavarësisht uljes së shifrave, ka çdo ditë viktima.

“Një muaj më parë kemi pasur të shtruar 175 pacientë. Sot numri i pacientëve është 50 të shtruar në spital. 10% janë forma të rënda dhe kritike. Pjesa e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar. Pavarësisht se kemi ulje të të shtruarve në spital, kemi vdekje çdo ditë.

Nëse këta persona do ishin vaksinuar, humbjet e jetës do kishin qenë më të ulëta. Pavarësisht se kemi ulje të numrit të rasteve duhet të vazhdojë procesi i vaksinimit”, u shpreh Çomo.

Shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive, Gjoorgjina Kuli tha se janë 7 fëmijë të prekur nga COVID të shtruar në spitale që janë në gjendje të stabilizuar dhe në pritje të përfundimit të terapisë.

“Javën e fundit vihet re një ulje e shtrimeve. 7 fëmijët që janë në spitale janë në gjendje të qetë dhe në pritje të përfundimit të terapisë. Insistojmë për vaksinimin e grupmoshës mbi 12-vjeç pasi është një grupmoshë aktive”, deklaroi ajo.

Edhe kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, në fjalën e tij deklaroi se vaksinimi është arma më e fortë ndërsa vuri theksin te doza e tretë.

“Sigurisht që të gjithë indikatorët janë në rënie. Ka një rënie të numrit të thirrjeve dhe vizitave për COVID. Forma të rënda janë ato që ne çojmë më shumë drejt spitaleve. Sigurisht që vaksinimi është arma jonë më e mirë. Edhe dozat e treta duhet të vazhdojmë që të mos kemi përkeqësim në muaj e ardhshëm. Është një proces dinamik që po e vlerësojmë çdo ditë”, tha Brataj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dëshmitarët nuk shkuan në sallë të gjyqit, u pranuan 130 deklarata me shkrim”, avokatja sjell detaje të forta nga Haga

23:00 / September 17, 2026

Manja: Mazhoranca kurrë nuk i ka ulur pagat e magjistratëve, përballjet në Kushtetuese kanë qenë vetëm për masën e rritjes!

22:42 / September 17, 2026

Prania besnike, Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

21:40 / September 17, 2026

Rama vizitë në Malin Athos, kalon natën në një nga manastiret më të njohura ortodokse greke (Foto)

20:59 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.