Në 50 vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë, kur tha se mbi të gjitha nuk kupton pse mes flamujve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, qëndron ai i NATO-s. “I vetmi flamur që nuk kuptova pse është është ai i NATO-s. Ua thashë organizatorëve se deri tek flamuri i BE-së e kuptoj. Akademia ka shpëtuar nga ankthi i luftimit të komunizmit”.
Po ashtu nga ana tjetër, Rama shtoi edhe se drejtshkrimi dhe gjuha e njehsuar, janë proces konsolidimi i frymës së një kombi.
“Dua ta falenderoj akademinë për këtë konferencë e cila vlen për të kujtuar të kundërtën, se konsensusi gati unanim që u gjet për drejtshkrimin 50 vite më parë është mahnitës, po të kesh parasysh se në ç’konflikte të përgjakshme e procese rraskapitëse kanë ecur gjuhë të tjera për tu njehsuar e për tu bërë palca e skeletit të paqes sociale. Historia na mëson se drejtshkrimi e gjuha e shkruaj janë proces konsolidimi i frymës i gërmës së një kombi i qenies së një kombi”.
