Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“500 vjet Mirdita nuk pranoi pushtimin dhe flamurin e huaj”, gjykata dënon me 2 vite burg të riun për gjuhë urrejtje ndaj kompanisë turke

22:01 / December 29, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata lezhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre vjet pas një proteste të organizuar në rrjetet sociale për heqjen e një flamuri turk nga diga e një hidrocentrali të ndërtuar nga një kompani turke, Gjykata e Lezhës shpalli fajtor një emigrant 36-vjeçar për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes” dhe e dënoi atë me 2 vjet burg.

Sipas vendimit të gjykatës, Leon Molla organizoi përmes statuseve në Facebook një fushatë për heqjen e flamurit turk nga hidrocentrali i ndërtuar në Qafë-Mollë, duke përdorur gjuhë urrejtjeje.

“Për 500 vjet Mirdita nuk ka pranuar sundim dhe flamurë pushtuesish, prandaj të gjithë në këmbë për largimin e simbolit të pushtuesit,” citohet njëri prej statuseve të Mollës në vendimin e Gjykatës së Lezhës.

Më 31 dhjetor 2017, protesta që pasoi thirrjet e Mollës çoi në shkatërrimin e flamurit turk të vendosur në faqet e murit të digës së ndërtuar nga kompania Ayen As Energji, në krah të simbolit të kompanisë dhe flamurit shqiptar.

Edhe pse policia ishte e pranishme, ajo nuk ndërhyri gjatë protestës, por pas saj nisi procedimet penale për 60 persona kryesisht me akuzën e tubimit të paligjshëm. Përveç Mollës, asnjë tjetër nuk u dërgua në gjykatë.

Kompania Ayen As Energji depozitoi një kallëzim penal ndaj Mollës, ndërsa pretendoi se flamuri i vendosur prej saj në HEC-in e ndërtuar pas një kontrate koncesionare identifikonte vendit prej nga vinte. Kompania pretendoi se gjithë veprimet kishin qëllim “përhapjen e urrejtjes ndaj një kombësie të caktuar”.

Gjykimi ndaj Leon Mollës u zhvillua në mungesë, pasi 36-vjeçari me origjinë nga Mirdita jeton në Francë prej vitit 2012. Megjithatë, ai është i vetmi i dënuar për shkelje të nenit 265 “nxitja e urrejtjes” në vitin e fundit.

Një çështje në Gjirokastër dhe dy të tjera në Shkodër u mbyllën me pafajësinë e të akuzuarve. Çështja më e rëndë me të akuzuar për “nxitje të urrejtjes” u mbyll me dënimin me 6 muaj burg të dy të akuzuarve që dogjën disa baraka të komunitetit rom në kryeqytet në vitin 2011.

Në një komunikim me BIRN, Leon Molla pretendoi se dënimi i tij “ishte dënim i të gjithë popullit të Mirditës” dhe paralajmëroi apelimin e vendimit.

Molla është një personazh kontravers dhe në faqet e tij në rrjete sociale ka shpesh thirrje nacionaliste dhe thirrje për rikrijimin e “Republikës së Mirditës”, një shtet jetëshkurtër i shpallur në vitin 1921, nga Marka Gjoni, me mbështetjen e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, që kundërshtonte bashkimin e Mirditës me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Në statuset e tij në lidhje me flamurin turk mbi digën e HEC-it, Molla ka pretenduar se vendosja e  tij ishte fyese për zonën e Mirditës, që kishte qenë autonome edhe gjatë kohës që vendi u sundua nga Perandoria Osmane. “Revoltë në Mirditë, pas 650  vjet tentohet të sundohet nga Turqia,” citohet Molla në vendimin e gjykatës në një status të shkruar me gërma kapitale.

Statuset e tij në Facebook u gjetën në shkelje të ligjit nga Gjykata e Lezhës. Në një vendim të arsyetuar shkurt, gjyqtari Ilir Perdeda arsyeton se gjuha e Mollës përbënte “Nxitje të urrejtjes ose grindjeve”, pasi edhe pse nuk ndodhej në Shqipëri, nga hetimet ka rezultuar se ai ka qenë organizator i tubimit në Mirditë.

Gjykata arsyeton se statuset e Mollës kishin nxitur urrejtjen ndaj kompanisë turke dhe ndaj investimeve turke në Shqipëri. “Nëpërmjet veprimeve të kryera prej të pandehurit është synuar të cënohet bashkëjetesa e popullit tonë me atë turk dhe investimeve të kryera nga ky i fundit në vendin tonë,” thuhet në vendimin e Gjykatës së Lezhës.

Gjyqtari Perdeda arsyeton se Mollaj kishte përhapur “ndjenja armiqësore ndaj shoqërisë turke që po merrej me ndërtimin e hidrocentralit në Qafë Mollë”.

Molla nuk ishte i vetmi në pretendimet e tij se vendosja e flamurit ishte provokim për krahinën e Mirditës, e banuar në shumicë nga katolikë. Të paktën dy ish-deputetë të shumicës socialiste në Parlament, Pjerin Ndreu dhe Eduart Ndocaj, mbështetën heqjen e flamurit turk me forcë dhe kundërshtuan ngritjen e akuzave ndaj protestuesve.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tani kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu mbrojti protestuesit dhe e cilësoi veprimin e tyre të drejtë dhe kërkoi pushimin e çështjeve penale. “Për disa djem e burra, që me të drejtë të zotit shkuan dhe e hoqën atë flamur që nuk është vendosë dot as nën sundimin e Perandorisë Osmane 500 vjet në atë tokë,” shkroi Ndreu, që e cilësoi flamurin turk atje një “provokim të shëmtuar” dhe akuzoi kompaninë se nuk kishte leje ndërtimi. /Birn/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.