Krimi godet sërish Shkodër dhe Petrit Vuksani është gjendur i vrarë këtë të martë në banesë nga qiraxhiu. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “Tom Kula”, teksa viktima kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Anglia.
Mësohet se autori ka qëlluar dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tij.
“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P.V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.
