Numri i aplikimeve nga diaspora që duan të votojnë përmes postës për zgjedhjet parlamentare, i kaloi 54 mijë kërkesa. KQZ ka përpunuar gati 90 % të tyre, dhe gjatë këtij procesi, ka refuzuar më shumë se 17 mijë kërkesa, ose 1 në 3 individë. Emigrantët vijojnë të gabojnë në aplikime, duke mos ngarkuar saktë një dokument që përmban adresën e saktë të banimit të tyre jashtë vendit. 30 mijë shqiptarë të diasporës ja kanë dalë ta kryejnë me sukses këtë proces, duke u hequr nga lista e zgjedhësve këtu në Shqipëri, e duke kaluar në listën e zgjedhësve nga jashtë.
Postime te ngjashme
Add A Comment