Sot më 17 janar shënohet 555 vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video ku shihen nxënës të shkollavë të ndryshme në vend, që recitojnë himin kombëtar.
Sipas kreut të qeverisë, tashmë me vendim, himni kombëtar do të recitohet në krye të çdo jave të re mësimore
“MIRËMËNGJES dhe me Himnin e Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.