Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

56 deputetë socialistë kërkesë Ruçit për hetimin e presidentit Meta

19:34 / November 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka bërë një kërkesë zyrtare, të firmosur nga 56 deputetë, në Kuvendit për të futur në Komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit përplasjet e fundit të Metës për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese me anëtarë.

“Presidenti i Republikës në një kurs përplasje të plotë të tij me Kuvendin dhe institucione të tjera kushtetuese, ka vijuar cenimin e Kushtetutës me pasoja të rënda, përmes veprimeve konkrete apo mosveprimeve të qëllimshme. Rrjedhimisht, vlerësojmë të domosdoshme që edhe këto veprime të bëhen pjesë e vlerësimit nga Kuvendi i Republikës, në kuadër të procedurës së nisur tashmë për shkarkimin e Presidentit të Republikës”, thuhet ndër të tjera në këtë kërkesë.

“Njësoj siç veproi me dekretin e datës 10 qershor 2019, kur në tejkalim të kompetencës kushtetuese, Presidenti anuloi dekretin e tij nr. 10928/2018 për caktimin e datës 30 qershor 2019 si date për zgjedhjet vendore, me dekretimin e Znj. Marsida Xhaferllari, si gjyqtare kushtetuese, Presidenti ka vepruar përtej kompetencës së tij kushtetuese dhe ligjore, duke demonstruar ne mënyrë të përsëritur papërgjegjshmëri institucionale si dhe duke përdorur ne mënyrë abuzive pushtetin qe i ka ngarkuar Kushtetuta”, thuhet në dokument.

Duke u ndalur tek rasti i Arta Vorpsit, grupi parlamentar i PS-së thotë se presidenti nuk e ka ftuar atë për të bërë ceremoninë e betimit “(kusht për fillimin e detyrës se gjyqtarit kushtetues sipas nenit 129 të Kushtetutës) dhe Presidenti publikisht ka deklaruar se nuk e njeh gjyqtaren kushtetuese në këtë funksion.

Në këtë rast, presidenti po refuzon te zbatoje një detyrim ligjor e kushtetues, që përben një abuzim me pushtetin qe i ka ngarkuar Kushtetuta.)”.

Kërkesa e nënshkruar nga 56 deputetë, rendit edhe shkeljet për dekretimin e zonjës Xhaferllari si gjyqtare kushtetuese:

1.Eshtë dekretuar një gjyqtar kushtetues në kundërshtim flagrant me kushtetutën dhe ligjin.

2.Ne mungese të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti, ne mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues.

3.Presidenti ka ushtruar kompetenca te Këshillit te Emërimit në Drejtesi, duke i veshur vetes atribute te organeve te qeverisjes se sistemit te drejtësisë.

4.Eshtë cenuar e drejta e subjekteve për te patur një proces të rregullt gjykimi kushtetues, në kushtet kur do të gjykohen nga gjyqtar kushtetues me mandat te paligjshëm.

5.Eshtë cenuar funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese.”

Komisioni hetimor ishte parashikuar të mbyllte punën më 8 dhjetor, por me çështjet e reja duket se do të kapërcehet edhe ky afat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

16:22 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.