Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

56 gra janë vrarë, qytetarët: Të shpallet gjendja emergjente. Osmani: Ky femicid duhet të ndalet me çdo kusht

15:31 / April 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 19 6 780x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasjet e grave kanë tronditur Kosovën në 4 ditë. Në Pejë të martën në mëngjes, Gjyljeta Ukella u vra nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi i cili ishte i akuzuar për dhunë në familje e të premten e shkuar, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj, derisa ishin duke marr shërbim për kujdestarinë e fëmijës.

Shoqëria civile me protestë kërkon shpalljen e gjendjes emergjente. “Edhe një herë i bëjmë thirrje shtetit të shpallë gjendje emergjente”, tha aktivistja Liridona Sijarina. Kjo protestë u mbajt para objektit ku ka vazhduar punimet Forumi për Gruan, Paqen dhe Sigurinë, i cili nisi me një minutë heshtje për vrasjen e Gjyljeta Ukellës e u kërkua konsolidim i institucioneve për t’i mbrojtur gratë. “Ajo që duhet të ndodhë është vërtetë konsolidimi i mekanizmave tonë të sigurisë e gjyqësisë që rastet e tilla të mos ndodhin”, u shpreh Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar duke kërkuar që të ndalet femicidi. “Ky fenomen i tmerrshëm që po plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid me përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht”, tha Osmani.

Më shumë se 27 zyrtarë policorë janë nën hetime për dhunë në familje, e drejtori thotë se për to duhet priten rekomandimet e Inspektoratit të Policisë së Kosovës. Drejtori i Policisë ka thënë që janë në procedura të identifikimit të kompanive për të furnizuar policinë me pajisje për monitorim elektronik për të gjithë ata që kanë urdhër mbrojtje. 56 gra janë vrarë në dhjetë vjetët e fundit në Kosovë.

Gra Kosove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.