Në vend është shënuar sot një tjetër rekord i rasteve të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 602 raste pozitivë nga 2241 testime të kryera për të dyshuar. Ndërkohë që 8 qytetarë nuk mundën ta fitonin betejën me virusin e rrezikshëm.
Megjithatë, nga të dhënat e publikuara sot është i lartë edhe numri i të shëruarëve në 24 orët e fundit raportohen 564 qytetarë të shëruar.
Mirëpo, ky numër i lartë është për pasojë të ndryshimit të strategjisë për konfirmimin e të shëruarëve, siç është njoftuar më herët nga Komiteti i Ekspertëve.
564 qytetarë të deklaruar sot si të shëruar janë ata të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor.
Pra 564 të shëruar nuk janë në 24 orët e fundit, por ata që kanë mbaruar karantinën 14 ditore, pa iu nënshtruar kështu tamponit për negativizim.
Sakaq, 13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i epidemisë.
