Një 58-vjeçar në Dibër është arrestuar nga policia pasi i ka hedhur acid në fytyrë ish-bashkëshortes së tij.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 58 vjeç, banues në Peshkopi, pasi i ka hedhur lëndë djegëse (acid), në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime ish bashkëshortes së tij.
