Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

6.7 milionë pasagjerë në Rinas, fluksi i trafikut ajror u rrit me 134%

17:30 / December 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” vijon të mbetet porta hyrëse kryesore e vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë. Pasi sipas Autoritetit të Aviacionit Civil prej Janarit e deri në javën e parë të Dhjetorit janë regjistruar mbi 6 milionë e 730 mijë pasagjerë në këtë aeroport…”

Më konkretisht, më 1 Nëntor u regjistruan 6 milionë pasagjerë në aeroportin e Rinasit, ndërsa pjesa tjetër mbi 730 mijë pasagjerë u përpunuan deri në javën e pare të këtij muaji.

Fluksin e madh të pasagjerëve që janë regjistruar këtë vit në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit e tregojnë edhe statistikat më të fundit nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Europe “ACI”.

Ky autoritet ndërkombëtar nënvizon se Aeroporti i Rinasit kryeson me një rritje të dukshme prej 134% të trafikut të pasagjerëve në Tetor të 2023 krahasuar me vitin 2019.

Siç vihet re, ky institucion ndërkombëtar e rendit Aeroportin “Nënë Tereza” në 5 aeroportet që raportuan rritjen më të lartë të trafikut të pasagjerëve krahasuar me Tetorin e 2019, periudhen para pandemisë kur nuk kishte kufizime sa i përket fluturimeve.

Ndër të tjera, në raport thuhet se performancat më të mira erdhën nga aeroportet në tregjet në zhvillim të aviacionit dhe nga stimulimi i operatorëve të transportit ajror me kosto të ulët, ku bën pjesë tashmë edhe Shqipëria.

​Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Europë, ky vrull i vazhdueshëm i trafikut ajror ka nxjerrë në pah aeroportet të cilët po fuqizohen gjithnjë e më shumë sa i përket fluksit të pasagjerëve, siç është edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit. 

Pas bumit turistik veror, Shqiperia vijon të ketë vizitorë të shumtë edhe në periudhën e vjeshtës dhe dimrit, pasi në shifrat e fundit zyrtare deri në fund të Nëntorit vendi ynë ka regjistruar 9.53 milionë turistë.

pasagjere rinas trafiku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.