Në klipin e ri me Capital T që mban titullin “Fustani” sigurisht që vëmendja do të fokusohej tek Elvana, e cila kishte jo një por gjashtë fustane gjatë klipit.
Ajo shfaqet fillimisht me një fustan që i nxjerr në pah hiret e saj. E më pas me një fuustan portokalli fosforeshent. Me fustanin e tretë Elvana shkëlqen e gjitha.
Klipi pasohet me një look mjaft patriotik, ku Elvana shfaqet me krahë shqiponje të vendosur në kokë.
Dhe së fundi por jo më pak i rëndësishmi, është fustani i bardhë i hapur në pjesën e majtë dhe i punuar me pupla.





