Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

6 gratë që Presidentja Osmani i përmendi në fjalimin e saj në PE: Histori të arta frymëzuese

12:30 / June 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 3 25
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin e saj në seancë plenare në Parlamentin Evropian ka rrëfyer historinë e Kosovës nëpërmjet fateve personale të Vasfije Krasniqit, Fahrije Hotit, Blerta Bashollit, Egzon Sylës, Hana Qerimit dhe gazetares ukrainase Liudmyla Makei, të cilët janë pjesë e delegacionit në këtë adresim.

Osmani përmendi rastin e ish-deputetes Vasfije Krasniqi Goodman, për të cilën tha se ishte ajo që e kuptoi se plagët thellohen në heshtje. “Sot ajo është zëri i mijëra të mbijetuarve të dhunës seksuale të kohës së luftës në Kosovë”, tha Osmani. Presidentja foli edhe për historinë e Fahrie Hotit, për të cilën tha se “ajo e ktheu pikëllimin në motivim, e dhimbjen në vendosmëri”.

Në adresimin e saj, Osmani shpalosi edhe fatin jetësor të Fahrie Hotit. Veprimet e saj, sipas Osmani, jo vetëm që shpëtuan jetën e qindra grave në fshatin e saj, por historia e saj frymëzoi edhe filmin “Zgjoi”, të regjisores Blerta Basholli.

Duke folur për një të ardhme më të mirë, Presidentja veçoi rrëfimin e suksesshëm të Hana Qerimit, bashkëthemeluese e Digital School dhe StarLabs, dy kompani, të cilat janë etabluar në tregun evropian me punën që bëhet në Kosovë. Në këtë kontekst, Osmani përmendi angazhimin e Egzon Sylës, nga kontingjenti i Kërkim-Shpëtimit në FSK, i cili ka udhëhequr ekipin në përpjekjet e shpëtimit nga pasojat e tërmetit shkatërrues në Turqi.

“Sot, një 2-vjeçar si dhe të tjerë janë ende gjallë për shkak të Egzonit dhe ekipit të tij. Përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre tregon shpirtin e vërtetë të popullit të Kosovës: atë që nuk dorëzohet kurrë dhe që jep gjithmonë”, tha Presidentja Osmani.

Ajo më tej prezantoi edhe rrëfimin e Liudmyla Makei, gazetares së parë ukrainase që u prit në Kosovë si pjesë e Programit të Gazetarëve në Rezidencë në Kosovë të nisur nga institucionet kosovare në mbështetje të kauzës së tyre për të mbrojtur të vërtetën. “Populli im e njeh edhe ndjenjën e pakrahasueshme të lirisë dhe paqes. Dhe, shpresoj se populli i Ukrainës së shpejti do t’i përjetojë këto ndjenja ndërsa e fiton luftën ndaj agresionit të Rusisë”, tha Osmani.

Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet e energjisë, nafta arrin nivelin më të lartë në gjashtë javë

12:17 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Trump miraton marrëveshjen bërthamore civile me Arabinë Saudite, shtohen shqetësimet për sigurinë në Lindjen e Mesme

11:10 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.