Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

6-mujori, shpenzimet publike dhe shërbimet impakt pozitiv në PBB

17:27 / December 6, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Raporti i INSTAT per inflacionin per muajin mars e1744119005390 1024x562 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administrata Publike, Arsimi, Shëndetësia, Tregtia, Transporti dhe Akomodimi kanë patur një kontribut pozitiv në Produktin e Brendshëm Bruto përgjatë 6-mujorit të parë të këtij viti sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Ky indikator ekonomik në terma realë për gjysmën e pare të 2025 ka një rritje mesatare prej rreth 3.45%, ku në periudhën Janar-Mars rezultoi +3.39% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2024, ndërsa në vlerën +3.51% në muajt prill-maj-qershor kundrejt të njëjtës periudhë të 2024.

Të ndarë sipas sektorëve në kontributin pozitiv të Produktit të Brendshëm Bruto në 6-mujorin e parë të vitit 2025 Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia rezultuan me një mesatare prej +1.95%, ndjekur nga Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor me +0.40 pikë përqindje dhe me +0.23% sektori i Ndërtimit. Ndërsa sektorët e tjerë si Aktivitete Profesionale, Argëtim dhe Aktivitete Financiare dhe Sigurim me një përqindje më të ulët referuar shifrave zyrtare të INSTAT.

Nga ana tjetër referuar të dhënave të INSTAT për PBB-në krahasuar me vitin 2024, sektorë si bujqësia dhe industria kanë shënuar një rënie.

6-mujori impakt PBB publike shpenzimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.