Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7505
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria do të presë Forumin Ekonomik të Korridorit VIII më 18 shkurt, njoftoi sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

MEPJ thekson se, Europa po hyn në një fazë vendimtare, ku ndërlidhja, qëndrueshmëria dhe integrimi rajonal po shndërrohen në shtylla themelore të sigurisë dhe zhvillimit ekonomik.

Në këtë kontekst, Korridori VIII Paneuropian, që lidh detin Adriatik me Detin e Zi, po konsolidohet si një nga projektet më strategjike të infrastrukturës dhe lidhshmërisë për Europën Juglindore dhe më gjerë.

Si pjesë integrale e Rrjetit Transeuropian të Transportit (TEN-T), Korridori VIII lidh Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, duke u shtrirë drejt Italisë dhe Rumanisë.

Ky korridor forcon ndërlidhjen rajonale, rrit sigurinë kolektive dhe kontribuon në qëndrueshmërinë lindje–perëndim të kontinentit europian.

Një hap i rëndësishëm në avancimin e këtij projekti do të jetë Forumi Ekonomik i Korridorit VIII, i cili do të mbahet në Tiranë më 18 shkurt 2026.

Forumi do të mbledhë përfaqësues të autoriteteve publike, institucioneve europiane, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe komunitetit të biznesit, me synimin për të përshpejtuar investimet, për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe për të konkretizuar përfitimet ekonomike për qytetarët dhe bizneset e rajonit.

Avancimi i Korridorit VIII nënkupton jo vetëm zhvillim infrastrukture, por edhe rritje ekonomike të qëndrueshme, krijim mundësish të reja tregtare dhe forcim të integrimit europian të rajonit.

Shqipëria riafirmon angazhimin e saj të plotë për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët rajonalë dhe europianë, me qëllim shndërrimin e Korridorit VIII në një motor të fuqishëm integrimi, zhvillimi të qëndrueshëm dhe prosperiteti të përbashkët.

IMG 7506

ekonomik forumin korridori vlll pret tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.