Gjashtë të mitur janë proceduar nga policia në Berat për shkak se kanë shkatërruar ambientet e një kopshti me qëllim vjedhjen e sendeve të tij.
Ata janë kapur në kushtet e flagrancës nga punonjësit e policisë, dhe rasti i tyre u referua në prokurori.
Për shkak të moshës së mitur, ata nuk janë vënë në pranga nga Policia.
“Gjithashtu po nga specialistët e Seksionit për Krimet u proceduan penalisht 6 shtetas të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç, të gjithë banues në Berat, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke shkatërruar ambjentet e një kopështi me qëllim vjedhjen e sendeve të tij.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.
