Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

6-vjetori i ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Kurti: Busulla e lirisë për popullin dhe shoqërinë e Kosovës

18:26 / July 26, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Adem Demaci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar figurën e Adem Demaçit në 6-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Kurti e cilësoi Demaçin si “busulla e lirisë për popullin dhe shoqërinë e Kosovës”, ndërsa shtoi se ai ishte mishëruar me çështjen kombëtare shqiptare qysh në rini. ”Vepra dhe jeta e Adem Demaçit ishin një, sepse Baci Adem e shkroi në vepër jetën e tij dhe e jetoi veprën e tij të shkruar, në burg a në liri, në libra a në organizime, kudo dhe kurdo, çdo ditë, deri në frymën e fundit”,-shkruan Kurti.

Shkrimi i plotë nga Albin Kurti

Sot u bënë gjashtë vite nga vdekja e Adem Demaçit, busullës së lirisë për popullin dhe shoqërinë e Kosovës. Ndër vite, në të gjallë të tij dhe pas vdekjes, e kanë quajtur “simboli i rezistencës” dhe e kanë krahasuar me Nelson Mandelan, por përtej këtyre epiteteve profili i Adem Demaçit është shumë më kompleks se kaq, sepse jeta e tij ishte një jetë e jetuar në një mënyrë aq autentike.

Gazetar e shkrimtar, veprimtar e intelektual, i përndjekur dhe i burgosur politik, i lauruar për paqe, përfaqësues politik i luftëtarëve të lirisë, mendimtar dhe kritik, Adem Demaçi ishte mishëruar me çështjen kombëtare shqiptare qysh në rini, duke u kapur fort pas “nanës Shqipëri”, siç e kishte këshilluar nëna e tij. Studiues i letërsisë botërore dhe lexues i filozofisë së Hegelit, Adem Demaçi u bë mendja më e fuqishme dhe zëri më i guximshëm që i artikuloi interesat politike të shqiptarëve në Jugosllavi, gjatë gjysmës së dytë shekullit XX.

Te personaliteti njerëzor dhe figura historike e Adem Demaçit, përbashkohen të gjitha gjeneratat e aktivistëve politikë dhe patriotëve shqiptarë, që nga ata të demonstratave të ’68-ës dhe të ’81-shit, te luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe deri te brezi i shtetndërtimit demokratik të Republikës së pavarur të Kosovës. Vepra e shkruar dhe e jetuar e Adem Demaçit, nisur nga historia e aktivizmit të tij politik dhe e burgjeve, rezistenca e tij plot guxim, angazhimi i tij me këmbëngulje dhe vetëmohim, mendimi i tij politik i artikuluar publikisht në panumër tubime, shkrime dhe intervista, gjithçka që ai ka thënë dhe ka bërë dhe gjithçka që ai ka refuzuar të bëjë dhe mbështes, janë një kapitull më vete në historinë moderne të mendimit politik shqiptar dhe të politikbërjes përparimtare në Kosovë.

Vepra dhe jeta e Adem Demaçit ishin një, sepse Baci Adem e shkroi në vepër jetën e tij dhe e jetoi veprën e tij të shkruar, në burg a në liri, në libra a në organizime, kudo dhe kurdo, çdo ditë, deri në frymën e fundit. Lavdi e përhershme Adem Demaçit, mes nderimesh dhe kujtimesh për të, duke e rikthyer vëmendjen kah vepra dhe jeta e tij.

Adem Demaçi Albin Kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.