60 ditë burg vendosi Gjykata e Durrësit, për Amarildo Sulejmanin I njohur me nofkën “Çipuri” i Vlorës, ish-anëtar i bandës së Gaxhait.
Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e vlerësoi këtë periudhë të mjaftueshme për prokurorinë për të dokumentuar akuzën e ngritur ndaj tij për vjedhje automjeti.
Sulejmani u arrestua 3 ditë më parë në Spitallë të Durrësit me një automjet me targa të vjedhura, ndërsa nuk iu bind urdhrit për ndalim të policisë dhe tentoi të largohet me shpejtësi.