Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

63-vjeçari britanik që fajëson bandat shqiptare pasi u kap me ‘djathë blu’

21:27 / April 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marijuane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 63-vjeçar, u kap në shtëpinë e tij me kanabis vlera e së cilës shkonte deri 26.000 Paund, pasi kishte hyrë në një borxh të madh me bandat shqiptare të drogës. Douglas Christopher, u gjet nga policia në banesën e tij në Llanrumney, Avenue, më 27 Shkurt vitin e kaluar, pasi ishte shpallur në kërkim.

Ai i tha policëve se tek dollapët në kuzhinë ndodheshin “kilogramë me djathë blu” dhe me këtë ai i referohej një lloji të kanabisit. Oficerët gjetën rreth 4.862 kilogramë kanabis, me vlerë nga 20 080 Paund deri në 26 080 Paund. Gjithashtu, u zbuluan më shumë se 50.000 Paund cash.

Pas arrestimit, Christopher tha për policinë se, ai kishte marrë borxh 35 000 Paund nga bandat shqiptare, të cilat tashmë “kishin marrë nën kontroll jetën e tij”. Ishin pikërisht ata që e kishin detyruar të shiste drogë, me qëllim që të paguante borxhin e marrë.

I pandehuri deklaroi në gjyq se ai merrej me shpërndarjen e kanabisit dhe ai ishte i lejuar të mbante 200 Paund nga çdo marrëveshje. Kur u pyet nëse mund të deklaronte emrat e anëtarëve të bandës shqiptare, ai refuzoi duke thënë se ndihej i frikësuar për jetën e tij.

Avokati mbrojtës, Andrew Taylor tha në gjykatë se klienti i tij vuante nga një sëmundje kronike e mushkërive, e cila i shkaktonte probleme në frymëmarrje.

“Ai gabimisht u përfshi me një grup njerëzish nga Shqipëria, të cilët i ofruan ndihmë dhe pastaj kërkuan gjëra nga ai. Ishte në rrezik për jetën dhe në telashe serioze”, tha avokati.

I pandehuri u dënua me 12 javë heqje lirie dhe ishte i detyruar të realizonte 200 orë punë në komunitet të papaguar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lihen në burg 20 personat e arrestuar

16:39 / September 8, 2026

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.