Rezultatet e një hulumtimi të kryer në Serbi tregojnë se 47 për qind e të anketuarve jetojnë njësoj si dhjetë më parë.
Sociologu serb Sreçko Mihailoviç gjatë prezantimit të anketës tregoi se 41 për qind u shprehën se u mungon shumë një jetë e denjë. Ndërkohë, 48 për qind e të anketuarve janë deklaruar edhe lidhur me aktivitetet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë. Ata i cilësuan si rezultate të dobëta në standardin e qytetarëve, në veçanti në fushën e shëndetësisë, ekonomisë dhe arsimit.
Sipas Mihailoviçit, 11 për qind e të anketuarve do të luftonin për Kosovën, ndërsa 65 për qind kundërshtojnë çdo konflikt me shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Hulumtimi është kryer “ballë për ballë”, me 1,600 të anketuar, nga 24 prilli deri më 4 maj.