Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

655 mijë votuan për PD para se të divorcohej Basha nga Berisha

10:24 / March 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eduard Zaloshnja

Ambasadori i delegacionit të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato u bëri thirrje palëve politike që të rikthejnë normalitetin në Kuvend. Nga Durrësi, i pyetur mbi situatën në parlament, Gonzato tha për gazetarët se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të reflektojë realitetin aktual politik, në mënyrë që të bëhen edhe reformat e nevojshme.

Për çfarë realiteti aktual politik e ka fjalën ambasadori Gonzato? Para se Basha të divorcohej politikisht nga Berisha, për PD-në votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare rreth 655 mijë votues (mbi 622 mijë i plotësuan tamam fletëvotimet, plus rreth 33 mijë mund të jenë ngatërruar me fletëvotimet e ndërlikuara të tipit fjalëkryq, nga 83 mijë gjithsej që u ngatërruan).

Më 9 shtator 2021, kur Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, më rastisi që të drejtoj një sondazh rigoroz në gjithë territorin e Shqipërisë. Nga ai sondazh rezultoi se elektorati i PD-së ishte i ndarë më dysh – rreth 300 mijë përkrahnin Bashën dhe rreth 300 mijë Berishën. Por me kalimin e muajve, raportet ndryshuan në favor të këtij të fundit në sondazhe.

Dhe më 6 mars 2022, ky ndryshim raportesh u verifikua në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhje të parakohshme – kandidatët e Bashës dolën pothuaj kudo të tretët, me diferencë nga ata të Berishës e Ramës.

Edhe në zgjedhjet e rregullta lokale të 14 majit të vjetshëm, epërsia e Berishës ndaj Bashës u rikonfirmua përsëri – kandidatët e Berishës morën rreth 500 mijë vota, ndërsa kandidatët e Bashës mezi morën 100 mijë vota.

Pikërisht këtij realiteti politik duket se i referohet Ambasadori Gonzato. Plus, ndoshta edhe faktit që grupi parlamentar i Bashës ka mbetur si një çetë me 8 vetë…

eduard zaloshnja PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Flamingot e Tiranës fluturojnë në linjën Bruksel-Uashington

19:58 / June 9, 2026

Berisha ka vendosur të rifitojë opozitën duke humbur Trumpin

21:19 / June 8, 2026

10 ndryshimet mes Revolucionit Flamingo dhe Lëvizjes së Dhjetorit ’90

20:03 / June 8, 2026

Mijëra qytetarë në shesh, Lorenc Vangjeli: Rama duhet të llogarisë lodhjen nga pushteti, s’ka mbështetjen e ish-miqve me të cilët fitoi në 2013

11:38 / June 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.