Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

7 arsye mjaft bindëse për t’u ndarë nga partneri edhe pse e doni

18:46 / October 23, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wilcox qa divorce header
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur jeni kokë e këmbë të dashuruar, e keni të vështirë të mendoni ndarjen. Minimizoni problemet, i shmangni ato dhe herë pas here refuzoni t’i shihni. Fatkeqësisht e dimë që në botën reale dashuria jo gjithmonë mjafton: ka disa arsye për të cilat duhet t’i jepni fund marrëdhënies edhe nëse ndjeni se e doni ende.

1. Ai s’është i vërtetë me ty.

Të gjithë ne themi gënjeshtra të vogla e të bardha herë pas here, por kjo ndryshon nga një gënjeshtar kronik. Ai do t’ju gënjejë dhe për gjëra të mëdha, të rëndësishme dhe me shumë pasoja, e më tej do kërkojë falje, por deri kur? Çfarë mund të prisni nga një besim i thyer? Dashuria s’është arsye mjaftueshme për të toleruar një trajtim të tillë.

2. Nuk jeni në të njëjtën faqe nga ana financiare.

Sado e dhimbshme të duket, ekonomia ndikon ndjeshëm edhe në raportet romantike. Një partner që shpenzon ose kërkon më tepër përtej nevojave është një flamur i kuq për tjetër, i cili nuk mund t’i sigurojë qëndrueshmëri financiare. Diferencat e vogla të fillimit bëhen hapësira të mëdha nga ku hyjnë problemet e më tej ndarja.

3. T’i s’ke 100% besim tek ai.

Nëse ai ta ka thyer zemrën më shumë se një herë dhe je gjithë kohës duke dyshuar, është më mirë t’i japësh fund. Ideja se mund të të kthehet besimi thjesht do të zgjasë në kohë lëndimin.

4. Keni qëllime të ndryshme për të ardhmen.

Të biesh në dashuri me dikë dhe më pas të kuptosh që qëllimet tuaja për jetën nuk përputhen është e vështirë. Prandaj është më mirë të tregohesh i ndershëm, për të parandaluar kështu një divorc në të ardhmen.

5. Partneri s’ju plotëson në shtrat- Dhe s’ka ndërmend të ndryshojë.

Eshtë egoist dhe i fokusuar vetëm tek kënaqësitë personale, në vend që të sigurohet që eksperienca të jetë e këndshme për të dy. Kjo tregon distancë emocionale dhe probleme në komunikim.

6. Keni probleme me komunikimin

Të jeni në gjendje të komunikoni shëndetshëm është shumë e rëndësishme për një marrëdhënie jetëgjatë. Nëse partneri refuzon ta bëjë këtë dhe as nuk përpiqet, keni një arsye shumë të madhe për t’i dhënë fund!

7. Ndjen që duhet të fokusohesh tek vetja.

Edhe nëse gjithçka duket sikur po shkon për mrekulli në lidhjen tuaj, ka gjasa të ndjeni se keni nevojë të kaloni kohë me veten. Duhet të rriteni emocionalisht dhe profesionalisht dhe ndoshta kuptoni që s’është momenti për t’ju dedikuar dikujt tjetër. Në vend që ta lëndoni duke zgjatur marrëdhënien, tregohuni të sinqertë dhe mos u ndjeni në faj. Nëse jeni për njëri-tjetrin, do të takoheni sërish

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.