Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

7 Marsi/ Nga lulet deri te udhëtimet, cilat janë dhuratat e prindërve shqiptarë për mësuesit e fëmijëve?

23:59 / March 6, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lule
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

7 marsi prej vitesh është shndërruar në një ditë të stresuar për prindërit, duke menduar se çfarë dhuratash t’u bënin mësuesve për të siguruar që fëmijët e tyre të mos ndihen jashtë ekosistemit. Ndonjëherë edhe si garë dhuratash.

Mësuesit bëjnë një punë të mrekullueshme, kështu që është e natyrshme që prindërit duan të shpërblejnë punën e tyre të palodhur përmes një dhuratë, por kufiri mes modestes dhe garës mes fëmijëve për dhuratën më me vlerë, nuk gjendet.

Të japësh ose të mos japësh dhurata është një vendim që ushtron presion të madh mbi prindërit, fëmijët e të cilëve janë në shkollë. Madje nis që në sistemin parashkollorë, me çerdhe e kopshte.

Në një vëzhgim në treg, përveç dhuratave tradicionale si lule, bizhuteri e aksesore, kanë nisur e forma të tjera të dhuratave. Zhvillimi i teknologjisë ka sjellë një sërë mjetesh për dhënien dhe marrjen e dhuratave, si kuponat elektronike, karta për blerje etj.

Gama e dhuratave të tjera të konsideruara janë: libra apo kuponë për blerje librash; bizhuteri; tufa lulesh prej 1500-2000 lekë, shpesh të shoqëruara e me një zarf me vlera monetare; forma grumbullimi parash që dhurata të blihet e përbashkët ose dhurimi i vlerës finale të parave, ku shuma që kontribuonte secili nxënës ishte 1000-1500; kuponë në dyqane të caktuar qoftë aksesorësh por edhe të orendive shtëpiake; udhëtime, kryesisht brenda vendit, në destinacione të afërta me pagesë hoteli etj.

Komercializimi i “dhënies së dhuratave” është bërë një problem kaq i madh social, saqë disa prindër ‘ankohen’ që humbi vlera e vërtetë e ditës, që një dhuratë modeste për vlerësimin e përkushtimit të mësimdhënies nuk ekziston më. Sipas tyre, ka figura mësuesish modestë dhe të pa cënuar nga ky fenomen, por janë presionet sociale që të mos mbetet fëmija jashtë rryme që i nxit të jenë pjesë e këtij komercializimit.

Në fund të ditës, ata që ‘përfitojnë’ janë bizneset. Në rrjete sociale ka fushata marketingu të sponsorizuar disa javë para 7 marsit, si përkujtim për prindërit që të mos harrojnë këtë ditë. Këta biznese online nisin nga aksesorët, rroba, libra apo e dhurata të personalizuara ose handmade. Këta të fundit kanë vlera më të larta për shkak të autenticitetit që i karakterizon, nisin nga qirinj të personalizuar 1500 lekë deri të gdhendje në dru 6000 lekë.

Ekspertë të fushës së sjelljes sociale ngrenë pyetjen: Nëse edhe mësuesit po humbasin kufirin midis vlerësimit të sinqertë dhe ryshfetit, kush do të jetë në gjendje t’ua mësojë atë fëmijëve?

7 marsi dhuratat mesuesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.