29 mijë mësues në të gjithë Shqipërinë festojnë 7 Marsin. Dita e 7 Marsit, është kthyer në një festë për mësuesit dhe arsimtarët dhe festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri.
Kryeministri Edi Rama ka uruar mësuesit në këtë ditë të shënuar. Rama shpreh mirënjohje dhe respekt për mësuesit në të gjithë krahinat shqiptare dhe diasporë. Kreu i qeverisë ka uruar me një video të veçantë, ku nxënësit këndojnë ‘Himnin e Mësuesit’.
Lexo edhe :
Related Posts
“MIRËMËNGJESI dhe duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.